Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditëve të ardhshme në vend.

Sipas PË’së, të dielën ka mundësi për riga shiu, derisa të hënën rrebeshe me bubullima.

Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.

Shpërndaje në: