Moti për sot dhe nesër, në një vend pritet që vranësirat të sjellin shi

Moti për sot dhe nesër, në një vend pritet që vranësirat të sjellin shi

Për sot dhe nesër, Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar “mot kryesisht të qetë”, me vranësira dhe intervale me diell.

Shi, mund të ketë kryesisht në Junik dhe vendet përreth viseve malore.

“Do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu”, njofton IHKMK.

Temperaturat minimale parashikohet se do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

 

Shpërndaje në: