Moti sot i vranët dhe me shi

Periskopi.com Lajme

Sot parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 dhe 19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

Shpërndaje në: