Moti sot në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Gadishulli ballkanik po vazhdon të jetë në aktivitetin e Anticiklonit të Azoreve i cili do të mbajë mot pa reshje në territorin e Shqipërisë.

Fillimi i javës do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  8/26°C

Zonat e ulëta 10/29°C

Zonat bregdetare 14/28°C

Shpërndaje në: