Motoçiklisti e godet duke ia thyer tre brinjë gjakovarit, pas aksidentit ikë nga vendi i ngjarjes

Motoçiklisti e godet duke ia thyer tre brinjë gjakovarit, pas aksidentit ikë nga vendi i ngjarjes

Një person është lënduar në Gjakovë pasi është goditur nga një motoçiklist, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai tha se viktima ishte duke vozitur me biçikletë, ndërsa u godit nga prapa nga një motoçikletë.

Viktima ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku nga ky aksident i ka thyer tri brinjë.

“Me datë 13.05.2022 rreth orës 09;20, nje person ka kërkuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal “Isa Grezda’ ne Gjakove, e cila ishte goditur  nga një motoçiklist i panjohur, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qene duke lëvizur me biçiklete ne Rr. Gjergj Sokoli” ne drejtim te lagjes “Dardania” I , mirëpo me te arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet  se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë ne rrotën e pasme e  pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë ne vend te ngjarës e me pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur.

Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur, biciklisti pas një kontrolli mjekësore ne spitalin rajonal ne Gjakovë, rezulton se kishte tri brinje me frakturë”, tha Xhurkaj.

Shpërndaje në: