Motra e Aulon Zekës ka këto fjalë pas dënimit që ua shqiptoi gjykata tre vrasësve të tij

Motra e Aulon Zekës ka këto fjalë pas dënimit që ua shqiptoi gjykata tre vrasësve të tij

 

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Aulon Zekës, të cilët në total janë dënuar  me 15 vjet burgim.

I mituri i parë është dënuar me nëntë vjet burg për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar me tri vite për fshehjen e veprës penale, dhe për të miturin e tretë është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj moslajmërim të veprës penale.

Lidhur me këtë vendim, kanë reaguar edhe familjarët e Aulon Zekës . Motra e tij Monika Zeka në Facebook ka shkruar se nuk është fare e kënaqur me masën e burgimit që i është shqiptuar vrasësve të vëllait të saj.

Në veçanti ajo ka përmedur të miturën Riga Gosalci, për të cilën thotë se ishte organizatorja kryesore e që mori dënim minimal me vetëm 3 vjet.

Në anën tjetër,  babai i Aulonit, Afrim Zeka  ka thënë se do të ankohet në lidhje me dënimin e vajzës e cila sipas tij, nuk ka marrë dënimin e merituar.

“Me dënimin e vrasesit, po dihet që është maksimumi me ligj të Kosoves, ndërsa sa i përket vajzës do të ankohem që ta marr maksimumin sepse nuk është vendim i drejtë”, tha Zeka për Periskopin.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

 

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë (pa ndërhyrje)  të motrës së Aulon Zekës :

Per krejt juve qe e keni nda dhimten me neve edhe qe jeni interesu per rastin e vllaut tem Aulonit deshta mi ju lajmru qe sot u mbajt seanca e fundit gjyqsore qe u denun ata dy lapera e qe sjom e knAqt hiqqq ama bash hiq se ma vrajten vllaun qe ni kafsh mu vra qashtu e sduhet mu denu qaq pak e le mo ni fmi po t’mjert na ku po jetojm ooo zot
Guxim Hadri (vorri) qe me qato 2 dur ja dha 4 pluma u denu 9 vjet, Riga Gosalci (femen e flliqt) organizatorja kryesore u denu me 3 vjet plus Lorent Llapashtica qe e ka mshef armen me 1 vjet e 6 muj ,ma shum nuk denohen se t’mitur ? sju kisha thon qashtu hiq se me kon t’mitur skishin dit me organizu qaq mir kit vrasje bre zoti ju vraft qe po fmi t’flliqt ishi kon e haram ju koft buka qe baba jem me durt e veta jau ka kthy qat dit e ja murrt djalin qe qaty e pa t’gjall per her t’fundit Haram ju koft edhe fryma qe jeni tu e marr e kurr diten e juv mos e pafshi ju mallkoj me shpirt oj coftina ./Periskopi/

Shpërndaje në: