Mourinho do t’i blejë këpucët sportive Gyanit – i fitoi me bast, duke shënuar dy gola

Mourinho do t’i blejë këpucët sportive Gyanit – i fitoi me bast, duke shënuar dy gola

Jose Mourinho do t’i blejë këpucët sportive sulmuesit të Romës, Felix Afena Gyan.

Gyan shënoi dy gola mbrëmë kundër Genoa për t’i dhënë tri pikë skuadrës së Romës. Lojtari erdhi në fushë si zëvendësues.

Por, para ndeshjes, Mourinho i kishte premtuar lojtarit t’i blinte këpucët sportive të ëndrrave, nëse ai shënon gol. Lojtari ia kujtoi pas ndeshjes.

“I kam premtuar Felix t’i blejë këpucë sportive që i pëlqejnë atij, të cilat janë shumë të shtrenjta, 800 euro, kështu që ai vrapoi dhe më tha të mos harroja. Nesër në mëngjes, gjëja e parë që bëj është t’i blejë këpucët e tij”, ka thënë Mourinho, transmeton Periskopi.

Rrjedhimisht, tri pikët e Romës mbrëmë i bie të kenë pasur vlerën e 800 eurove për Mourinhon. /Periskopi/

Shpërndaje në: