Mourinho: E di se çka do të bëj në verë

Mourinho: E di se çka do të bëj në verë

Portugezi lë të kuptohet se do të transferojë lojtarë në dritaren e ardhshme të transfereve.

“E di se çfarë dua. Mendoj çdo javë dhe sa më shumë i njoh lojtarët më shumë e njoh skuadrën. Më shumë e njoh edhe garën ku marr pjesë. Garën e njoh shumë mirë dhe e di çfarë dua”, tha Mourinho.

“Nëse më pyetni se a e di se çfarë dua të blejë në afatin e ardhëm kalimtar, po e di. A është e mundur që t’i blej? Mundohem, por gjithmonë duke qenë realist”, shtoi portugezi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: