Mourinho e nis me fitore rrugëtimin me Romën në Serie A, tri pikë pa shumë telashe ndaj Fiorentinës

Mourinho e nis me fitore rrugëtimin me Romën në Serie A, tri pikë pa shumë telashe ndaj Fiorentinës

Skuadra e Romës e ka nisur me fitore edicionin e ri në Serie A.

Me një fitore 3:1 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje ku kishte kartonë të kuq, raste shënimi e lojë të ashpër, Roma arkëton tri pikët e para të sezonit, shkruan Periskopi.

Seria e golave në këtë takim u hap nga armeni Mkhitaryan, i cili gjeti golin në minutën e 26’. Paraprakisht, në minutën e 17’ me karton të kuq.

Në minutën e 52’ të ndeshjes edhe Nicolo Zaniolo u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që numrat të balancohet.

Fiorentina barazoi vetëm tetë minuta më vonë me anë të Milenkovic, por nuk arritën ta ruajnë këtë barazim.

Veretout në minutën e 64’ dhe 79’ bëri që Roma të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje.

Kështu, falë mesfushorit që pati paraqitje të mirë, Roma numëron tri pikë dhe e nis mbarë sezonin e ri. Fiorentina duhet të presë akoma për pikët e para. /Periskopi/

Shpërndaje në: