Mourinho e vlerëson lartë yllin kroat: Ai është ndryshe nga të tjerët

Mourinho e vlerëson lartë yllin kroat: Ai është ndryshe nga të tjerët

Jose Mourinho ka folur për formën e lartë që po e tregon Ivan Perisic me kombëtaren e Kroacisë

Trajneri portugez verën e kaluar e dëshironte në skuadër Ivan Perisicin, por Manchester United dështoi për ta transferuar yllin e Interit, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes Kroaci Angli [2-1], Mourinho e vlerësoi lartë paraqitjen e mesfushorit kroat.

“Ai[Perisic] është ndryshe nga të tjerët,” ka thënë Mourinho.

“Ai nuk është një anësor i thjeshtë, ai dallon nga lojtarët tjerë të krahur të cilët janë vetëm të shpejt dhe krijojnë raste. Perisic është edhe i fortë, e pamë kur ai e fitoi topin në ajër te goli i dytë i Kroacisë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: