Mourinho është thjesht trajner i pazakontë, u thotë lojtarëve: Jam e dashura juaj, çkado që doni unë të jem

Mourinho është thjesht trajner i pazakontë, u thotë lojtarëve: Jam e dashura juaj, çkado që doni unë të jem

Kanë qenë disa ditë tejet hiperaktive te Tottenhami.

Pas vendimit të guximshëm për ta shkarkuar Mauricio Pochettinon të martën mbrëma, Spurs emëroi Jose Mourinhon si zëvendësues të argjentinasit në orët e hershme të së mërkurës në mëngjes, raporton Periskopi.

Dhe tani “i veçanti” ka ateruar në Londër dhe mund të garantojmë se futbollistët e Tottenhamit menjëherë do ta vërejnë ndryshimin.

Tottenham Hotspur v Southampton FC - Premier League

Mirëpo, aq negative është atmosfera te Tottenhami, saqë prioriteti i parë i portugezit është ngritja e moralit që nga ndeshja e parë kundër ëest Hamit.

Dhe sipas gazetës portugeze “Record”, taktika kryesore e Mourinhos erdhi në formën e fjalimit përballë skuadrës, derisa poashtu zhvilloi bashkëbisedime një me një me secilin lojtarë senior.

56-vjeçari raportohet se u ka thënë futbollistëve se ai do të bëhet “babai, shoku, e dashura, çkado që dëshironi” për ta.

Mourinho pastaj tha se lojtarët janë shumë më të mirë se pozita aktuale e tyre në ligë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: