Mourinho flirton me milionat e sheikëve – flet për ‘lidhjen emocionale’ me Newcastle

Mourinho flirton me milionat e sheikëve – flet për ‘lidhjen emocionale’ me Newcastle

Jose Mourinho ka filluar flirtin me sheikët arabë të Newcsatle United.

Portugezi ka thënë se ka një lidhje emocionale me skuadrën e Newcastle dhe këtë e ka lidhur me ish trajnerin Sir Bobby Robson.

I pyetur për zhvillimet e fundit te Newcastle, Mourinho ka thënë se nuk ka shumë për të thënë.

“Nuk kam çfarë të them. Absolutisht asgjë”, ka thënë Mourinho, transmeton Periskopi.

“Gjëja e vetme që mund të them është se për shumë vite, unë kam punuar me figura të rëndësishme të klubit, sikur Sir Bobby Robson, kështu që kam lidhje emocionale me atë qytet dhe tifozët. Por, nuk është asgjë më shumë”, shtoi trajneri.

Megjithatë, trajneri i Romës është shprehur se është i lumtur në Itali, duke distancuar përkohësisht veten. /Periskopi/

Shpërndaje në: