Mourinho gjunjëzohet kundër Man Utd, pëson humbjen e parë me Tottenhamin

Mourinho gjunjëzohet kundër Man Utd, pëson humbjen e parë me Tottenhamin

Jose Mourinho ka shijuar humbjen e parë si trajner i Tottenham Hotspur, duke u mposhtur 2:1 në ‘Old Trafford’ nga Manchester United.

Marcus Rashford në minutën e 6’ me një gol të bukur, i dha epërsinë 1:0.

Në minutën e 39’, Dele Alli barazoi rezultatin për Tottenham Hotspur, për të shkuar me barazim 1:1 të dy skuadrat në pushimin e pjesës së parë.

Heroi i Manchester United në këtë derbi doli të jetë Marcus Rashford, që me të filluar pjesa e dytë, shënoi edhe njëherë, tani nga penalltia, për 2:1.

Me këtë fitore Manchester United numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Tottenham me 20 pikë në vendin e tetë.

Shpërndaje në: