Mourinho humb durimin me Bale: Dëshiron të qëndrosh apo të rikthehesh te Reali dhe të mos luash fare?

Mourinho humb durimin me Bale: Dëshiron të qëndrosh apo të rikthehesh te Reali dhe të mos luash fare?

Rikthimi i sulmuesit Gareth Bale te Tottenhami nuk ka qenë aq i suksesshëm dhe trajneri Jose Mourinho ka nisur të humb durimin.

Uellsiani nënshkroi me Spurs verën e kaluar në formë huazimi, ngase nuk kishte vend në projektin e Zinedine Zidanes.

Pas lidhjeve jo të mira me Zidanen, tani është Mourinho që nuk është duke pasur durim nga forma e lojtarit.

Gjatë stërvitjes së fundit, tekniku portugez u dëgjua duke e pyetur lojtarin se nëse dëshiron qëndrimin në Angli apo rikthimin në “Santiago Bernabeu”.

“A do të qëndrosh këtu? Ose shko te Real Madridi dhe mos luaj fare futboll”, tha Mourinho, videoja e të cilit ishte shpërndarë në televizionin e Spurs.

31-vjeçari ka bërë katër paraqitje në Premierligë këtë edicion duke shënuar vetëm një gol.

Shpërndaje në: