Mourinho i frustruar me humbjen kundër skuadrës së ‘panjohur’, kështu i dënon futbollistët

Mourinho i frustruar me humbjen kundër skuadrës së ‘panjohur’, kështu i dënon futbollistët

Tottenhami u shokua në Europa League sonte, duke u mposhtur nga skuadra e vogël belge, Antwerp.

Belgët fituan me rezultat 1-0, falë një goli nga Rafaelov në minutën e 29-të, shkruan Periskopi.

I frustruar me rezultatin, Jose Mourinho ka reaguar në Instagram pas ndeshjes, duke shkruar:

”Paraqitjet e dobëta meritojnë rezultate të këqija, shpresojë që të gjithë në këtë autobus të jenë aq të mërzitur sa unë, nesër stërvitje në 11 të mëngjesit.”

Sigurisht, pas cdo ndeshjeje në kohë të tillë, e nesërmja është zakon që të jetë ditë pushimi, por jo edhe për yjet e Tottenhamit kësaj radhe. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: