Mourinho pas fitores në ndeshjen e 1000-të: I kam gënjyer të gjithë, kisha frikë se mos pësonim humbje

Mourinho pas fitores në ndeshjen e 1000-të: I kam gënjyer të gjithë, kisha frikë se mos pësonim humbje

Jose Mourinho është ndarë tepër i gëzuar me triumfin e tij në ndeshjen numër 1000.

Mourinho ka drejtuar sot Romën në ndeshjen kundër Sassuolo dhe kjo ishte hera e 1000-të që Mourinho paraqitet si trajner.

Ai ka thënë se fitorja e bëri shumë të lumtur, ndonëse i kishte gënjyer lojtarët se nuk ka rëndësi fakti se është ndeshje jubilare.

“I kam gënjyer të gjithë! I kam thënë skuadrës për disa ditë se nuk është e rëndësishme për mua… por unë kisha shumë frikë nga humbja”, ka thënë Mourinho, transmeton Periskopi.

“Për fat të mirë fituam, dhe po vrapoja sot si fëmijë, sepse ndihesha si 12 vjeç, jo 58”, ka shtuar portugezi.

Roma mori një fitore 2:1, me një gol të shënuar në minutat shtesë nga El Shaarawy. /Periskopi/

Shpërndaje në: