MPB me aksion kundër diskriminimit të romëve

MPB me aksion kundër diskriminimit të romëve

Ministri Oliver Spasovski sot deklaroi se tendenca është të zbatohen vendimet ligjore dhe se njoftimi deri te vendkalimet kufitare do të jetë në atë pjesë. Nga ana tjetër, thotë ai, çdo qytetar është i obliguar t’i respektojë dispozitat ligjore. Spasovski këtë e kumtoi në konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues të organizatat joqeveritare të romëve. Deri tani sipas ministrit, janë shutuar 41 ankesa për diskriminim prej personave nga bashkësia rome për shkak se nuk u është lejuar dalje nga vendi.

“Kemi edhe disa aktgjykime të plotëfuqishme që paraqet ngarkesë për Ministrinë dhe për Republikën e Maqedonisë. U dakorduam në këtë takim se duhet të dorëzohet një njoftim për mënyrën e veprimit në vendkalimet kufitare, të cilat u dedikohen para se gjithash, mosdiskriminimit në bazë gjinore, racës, orientimit politikë, besimit dhe të tjera”, tha ministri i Punëve të Brendshme. Qëllimi sipas tij, është të ulet numri i ankesave të tilla që i rrënon nderin dhe prestigjin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas Spasovskit, OJQ-të rome theksojnë se emigrimi ekonomik nga Republika e Maqedonisë është i palejuar dhe se kjo mund ta prishë interesin e vendit, si nënshkrues i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Është fakt se nga Maqedonia nuk largohen vetëm romët”, deklaroi Spasovksi.

Ministri i Punëve të Brendshme Spasovksi nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve jashtë nga tema, por lidhur me rasti me ministrin plotësues të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, tha se deri në fund të ditës Ministria do t’i përfundojë të gjitha procedurat dhe se do të veprohet sipas ligjit, si për të gjithë qytetarët në vend, pas çka opinioni do t’i marrë të gjitha informacionet./

Shpërndaje në: