MPB-ja tregon sa stikera ka vendosur në automjetet me targa të Serbisë

MPB-ja tregon sa stikera ka vendosur në automjetet me targa të Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa.

Kështu ka njoftuar MPB me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, më së shumti stikera janë administruar në Zveçan gjithësejt 932, Zubin Potok 669 dhe Graçanicë 652.

Kujtojmë se pas vendimit për reciprocitet me targa të automjeteve, Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel ku arritën marrëveshje për mbulimin e simboleve shtetërore në targa me stikera.

Shpërndaje në: