MPB me qasje në informatat ndërkombëtare për siguri kibernetike

MPB me qasje në informatat ndërkombëtare për siguri kibernetike

 

Trusted Introducer është komunitet ndërkombëtar i ekipeve për reagim të emergjencave kompjuterike, përmes të cilëve krijohet besueshmëria e shërbimeve të infrastrukturës së teknologjisë informative dhe komunikuese dhe shërben si zyrë qendrore për të gjitha ekipet e reagimit të sigurisë dhe të incidentit.

“Ky është një hap me rëndësi për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, pasi që tani ekipi i CERT-it i MPB-së, do të ketë qasje në informatat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike”, ka bërë të ditur Ministria.

Ekipi i CERT-it të MPB-së, ka arritur rezultatet maksimale, të parapara me objektivat e MPB-së, në një periudhë të shkurtë kohore. CERT – MPB, përveç këtij suksesi, ka ndjekur trajnimet në nivelin më të lartë, në këto dy vitet e fundit dhe ka realizuar një “inskenim të sulmit kibernetik në MPB”.

MPB thotë se raporti i sulmit të inskenuar kibernetikë, do te publikohet me qëllim që të ngritët vetëdija e përgjithshme ndaj sigurisë kibernetike.

Shpërndaje në: