MPJ reagon për deklaratën e Gjuriqit: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin iu dha leja

MPJ reagon për deklaratën e Gjuriqit: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin iu dha leja

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar gjuhën që Marko Gjuriq ka përdorur kur ka folur para qytetarëve serbë të Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, ka theksuar se deklaratat e tij janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin i është dhënë leja e vizitës.

“Deklaratat e tilla që janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin i është dhënë leja janë vetëm një tregues i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që refuzimi i vizitave të tilla kohë pas kohe është i duhur dhe kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen. Partnerët tanë nga BE-ja fare nuk duhet të bëjnë presion në të ardhmen për lejimin e vizitave të një mbeturine nacionaliste serbe sikurse Gjuriq. BE-ja ka dështuar totalisht dhe ne do të rishikojmë këtë raport tonin sa i përket koordinimit. Në shtetin tonë këto gjëra nuk do të tolerohen”, ka thënë Zyberaj. “Marko Gjuriq ka kërkuar leje konform marrëveshjes së Brukselit për hyrje në Kosovë. Bazuar në këtë marrëveshje, atij i është mundësuar vizita në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”.

Shpërndaje në: