Mrrolet keq Xherdan Shaqiri [FOTO]

Mrrolet keq Xherdan Shaqiri [FOTO]

Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpool këtë sezon për shumën prej 13.5 milionë euro, teksa nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin nga ‘Anfield’.

Pavarësisht shkëlqimit që pati në fillimin e këtij sezoni dhe u konsiderua si një nga blerjet më të mira të ‘Të Kuqëve’, Shaqa ka filluar të injorohet nga Jurgen Klopp dhe tashmë i mungon edhe minutazhi.

Se nuk po kalon fare momente të mira 27-vjeçari e ka treguar edhe përmes një postimi në InstaStory ku është shfaqur i mrrolosur, përcjell Periskopi.

Shaqiri ka bërë deri tani 18 paraqitje në Premier Ligë, dhe shumica e tyre kanë ardhur nga banka rezervë. Futbollisti nga Zhegra ka shënuar deri tani gjashtë gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: