MSh dhe IKShPK nuk raportojnë për rastet me COVID në komunat e banuara nga serbët

MSh dhe IKShPK nuk raportojnë për rastet me COVID në komunat e banuara nga serbët

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk japin informata për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.

Ende nuk dihet nëse këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së, por në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviq, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsejt janë 4045 raste.

Përndryshe, në raportin e fundit nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258. Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në njoftim. /KP/

Shpërndaje në: