MSH-ja sërish i drejtohet popullit: Vaksinohuni sepse gripi sezonal zgjat deri në maj

MSH-ja sërish i drejtohet popullit: Vaksinohuni sepse gripi sezonal zgjat deri në maj

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Sipas MSH-së, sezoni i këtij gripi është deri në maj dhe se me vaksinim mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirja në spital dhe vdekjet.

“OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë. Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen. Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet. Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gripi është sëmundje serioze që prek të gjitha moshat. Mund të parandalohet përmes vaksinës, që është mbrojtja më e mirë.

OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.

Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen.

Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.

Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen.

Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vaksinohu kundër Gripit sezonal!

Vaksinohu kundër COVID-19!

Mbroje veten dhe familjen!

Shpërndaje në: