MSH nuk e publikon ende raportin e IKSHPK’së për rastet e reja

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka publikuar raportin e IKSHPK’së për rastet e infektuara me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani ka bërë të ditur sot se është infektuar me COVID-19.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka publikuar raportin të cilin ia dërgon IKSHPK, e i cili ditëve tjera është publikuara më së largu deri në orën 15:00.

Megjithatë, as nga MSH e as nga IKSHPK nuk janë deklaruar për mospublikimin e raportit.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në vend janë raportuar 2 viktima dhe 2 mijë e 707 raste të reja me COVID.