MTI jep subvencione jashtëligjshëm

MTI jep subvencione jashtëligjshëm

Auditori i Përgjithshëm për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka gjetur shumë parregullësi tek kategoria e subvencioneve për këtë ministri.

Për organizimin e një panairi MTI kishte nënshkruar kontratën për dhënie të subvencioneve para zotimit të mjeteve, derisa KIESA, që funksionon si agjencion në kuadër të MTI-së, në pesë raste kishte shpërblyer me subvensione OJQ të ndryshme pa shpallje publike, shkruan Gazeta Fjala.

“Dhënia e subvencioneve pa shpallje publike dhe pa kritere të qarta eliminon konkurrencën, mundëson subvencionimin e përfitueseve të papërshtatshëm si dhe rrit rrezikun e shpenzimit të parasë publike në mënyrë jo racionale. Ndërsa, nënshkrimi i kontratës para zotimit të fondeve rrit rrezikun e hyrjes në obligime pa pasur mjete për pagesën e tyre”, thuhet në raportin e ZAP-it për vitin 2015 për këtë ministri./GazetaFjala/

Shpërndaje në: