Muharrem Sahiti: Jemi të shokuar nga shkrimet banale se FFK ka dështuar me Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën

Muharrem Sahiti: Jemi të shokuar nga shkrimet banale se FFK ka dështuar me Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën

Drejtori i Kombëtares së futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti ka reaguar ndaj shkrimeve të fundit të gazetave lokale në lidhje me zhvillimet rreth Andi Zeqirit dhe Bastien Tomës.

Toma së fundmi u deklarua publikisht se është kontaktuar nga Kosova, por dëshira e tij mbetet Kombëtarja e Zvicrës, shkruan Periskopi.

Më zëshëm dhe qartë nuk ka mundur ta thotë, por kjo nuk i ka ndalur raportimet të cilat kanë drejtuar gishtin e fajit nga FFK.

Situata me Andi Zeqirin ishte edhe më kontraverse, me vetë futbollistin që kishte premtuar edhe publikisht, poashtu edhe babai i tij, se do ta përfaqësojë Kosovën por prapa shpinës bëri lëvizje tjera, ku pastaj u mësua se ai në fakt do ta përfaqësojë Zvicrën.

Madje, ai kishte pozuar me fanellën e Kosovës në prani të presidentit të FFK-së, me vetë dëshirën e tij.

E tërë këto ‘kritika’, Sahiti i ka etiketuar si të ulëta dhe pa kurrfarë logjike.

”Është shumë e qartë situata. Befasohem nga shkrime dhe kritika të tilla,” ka thënë ai i kontaktuar nga Periskopi.

”Bastien Toma e ka pranuar edhe vetë se ka pasur kontakte me ne, por ka zgjedhur me dëshirën e tij Zvicrën. Sa i përket Andi Zeqirit, ky na kishte premtuar dhe madje kishte pozuar me fanellë të Kosovës me vullnet dhe dëshirë, por në fund vendosi për Zvicrën.

”Si mund të fajësohet FFK në këtë situatë?”

Ndërkohë, burime të Periskopit brenda FFK-së mësojnë se në tre vitet e fundit rreth 1300 që jetojnë dhe veprojnë në diasporë janë kontaktuar dhe testuar.

Tri kampe të tjera do të organizohen në vende si Gjermania, Zvicra dhe Suedia me synim të zhvillimet dhe testimit të talentëve të rinj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: