Muja: Vendimi i Gjykatës për pezullimin e tarifave nga ZRrE, do ta sjellë Kosovën në kollaps energjetik

Muja: Vendimi i Gjykatës për pezullimin e tarifave nga ZRrE, do ta sjellë Kosovën në kollaps energjetik

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pas vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave të reja të caktuara nga ana e Zyrës së Rregulltaorit të Energjisë ka thënë se Kosova shumë shpejt do të futet në kollaps energjetik.

Ai ndër të tjera ka theksuar se nuk do të shkarkohet bordi i ZRRE-së, pavarësisht kërkesës së madhe nga opozita dhe shoqëria civile.

Muja në Interaktiv ka akuzuar PDK e LDK se faturat e veriut i kanë bartur në faturat e qytetarëve të vendit.

Muja ka goditur dy deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha e Abelard Tahiri.

Sipas tij, as Tahiri e as Hoxha s’kanë ide në lidhje me këtë temë.

Shpërndaje në: