Mund të mos e dish, por këto 5 mendime lidhen me ankthin

Periskopi.com Zoya

Ankthi përkon me ndjenjën e frikës apo mendimit që diçka mund të shkojë keq në jetën tënde. Për shembull: për një provim, intervistë pune, apo ngjarje të tjera të rëndësishme, por ka edhe disa mendime të tjera që lidhen me ankthin.

-Bindja se të gjithë po të tallin/paragjykojnë

-Dëshira për të arritur perfeksionin që të shmangësh gjykimet e të tjerëve

-Frika për të shprehur mendimet e tua lirshëm

-Përzgjedhja me kujdes e fjalëve të duhura

-Gjykimi i vetes në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht kur përballesh me një situatë ku kërkohet ndihma apo verdikti yt.

Mos harro: Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për veten dhe shëndetin tënd mendor, ndaj kërko ndihmë nga një specialist/e dhe fol me miqtë dhe njerëzit e dashur.