Mundësi jetësore për ta rritur buxhetin tuaj e të shtetit: Ofrohen Arka Fiskale me çmim të pabesueshëm

Mundësi jetësore për ta rritur buxhetin tuaj e të shtetit: Ofrohen Arka Fiskale me çmim të pabesueshëm

Që nga paslufta, tregu ekonomik në Kosovë dhe të bërit biznes, ka evoluar në shumë etapa. Konkurrenca dhe nevoja për zgjerim, për të përmbushur kërkesat e tregut ka shtyrë shumë biznese që të punojnë dhe avancojnë më shumë drejt profesionalizimit, duke adaptuar praktikat e punës, por mbi të gjitha duke respektuar infrastrukturën ligjore dhe fiskale.

Vite më parë, institucionet e vendit kanë përpiluar udhëzimet e nevojshme administrative, duke i dhënë drejtim luftimit të informalitetit ekonomik në vend.

Që nga ajo kohë, bizneset serioze dhe të cilat kanë synuar operimin afatgjatë, zgjerimin e tregut dhe partneritetit, kanë punuar gjithmonë konform rregullave ligjore fiskale, duke iu nënshtruar procesit të fiskalizimit.

Në këtë drejtim, arkat fiskale u bënë produkti kyç në funksion të të bërit biznes dhe respektimit të rregullit fiskal. Përmes kësaj, institucionet e vendit, arritën që të grumbullojnë taksat shtetërore, rrjedhimisht të rrisin buxhetin e shtetit, para këto që shërbyen për investime kapitale dhe funksion ekonomik dhe fiskal të vendit.

Me kalimin e viteve, falë fiskalizimit, buxheti i Kosovës përjetoi rritje të vazhdueshme të të hyrave. Nga 815 milionë sa ishte në vitin 2008, u bë 1.5 miliardë në vitin 2015, e tashmë ka arritur në 2.4 miliardë.

Po përmes këtij procesi edhe bizneset zgjeruan prezencën dhe funksionimin e tyre në treg.

Megjithatë, ndër vite një pjesë e bizneseve gjetën arsye të vazhdueshme që të refuzojnë legjitimin e tyre, duke operuar në atë që njihet si ekonomi jo-formale. Kjo i ka shkaktuar dëme dhe humbje të madhe ekonomisë në vend, por edhe vet bizneseve. Për vetëm pak muaj, Administrata Tatimore shqiptoi mbi 16 mijë gjoba karshi operatorëve ekonomikë, bash për shkak të mosfiskalizimit.

Operatorët e licencuar që ofrojnë produktet fiskale, tashmë kanë shtrirje të gjerë në tregun e Kosovës, duke e bartur barrën e pajisjes me arkat fiskale dhe produktet përcjellëse për të gjitha bizneset në vend. Nevojat e tregut dhe konkurrenca, ka bërë që tani kostoja drejt fiskalizimit të jetë më e favorshme, duke u mundësuar bizneseve me çmime minimale të përfundojnë obligimin e tyre fiskal. Me këtë trend të operimit, tani arsyet për refuzim të fiskalizimit nuk ekzistojnë.

Një nga operatorët ekonomik për ofrimin e arkave fiskale, Enternet ka ofruar çmimin prej vetëm 9.99 euro në muaj për tu pajisur me arkë fiskale por edhe me të gjitha produktet përcjellëse, siç është mirëmbajtja 4 vjeçare, garancioni  1 vjeçar dhe kontrolla teknike 4 vjeçare.

Roli ekonomik i procesit të fiskalizimit është tejet i madh. Kjo ka shtyrë që edhe Odat Ekonomike në vend të ngrisin zërin rreth rëndësisë së këtij procesi. Në një takim të Odës Ekonomike Amerikane, që u mbajt të martën në Prishtinë u diskutua pikërisht për procesin e fiskalizimit dhe nevojën që ky proces të përfundojë deri në vitin e ardhshëm. Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, Odës Ekonomike të Kosovës, nga Administrata Tatimore dhe përfaqësues të bizneseve, renditën disa nga sukseset e arritura në rrugëtimin fiskal të Kosovës, por edhe sfidat që vazhdojnë të mbesin.

Trajtimi i barabartë i bizneseve dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, arrihet vetëm duke përfunduar fiskalizimin. Është në interes të bizneseve, para së gjithash që secila prej tyre të operojë me arkë fiskale dhe të zbatojë rregullat e fiskalizimit.

Në këtë takim, u përmend që në Kosovë deri tani janë fiskalizuar mbi 36 mijë biznese, megjithëse me mijëra të tjera vazhdojnë të mbesin të pafiskalizuara. Në këtë grup hyjnë kryesisht bizneset e vogla dhe ato me pakicë, megjithëse nuk përjashtohen edhe bizneset e tjera.

Tani, që kostoja drejt fiskalizimit është minimale për secilin biznes, nuk ka më arsye që bizneset të refuzojnë këtë proces. Për më tepër kur gjobat e vëna nga ATK-ja janë shumë herë më të larta në krahasim me koston e një arke fiskale.

Po në këtë takim u përmend edhe një aspekt tejet i rëndësishëm, që është funksionimi afatgjatë me rregullat dhe udhëzimet institucionale. Ndryshimet e shpeshta të udhëzimeve administrative nga institucionet e vendit, ka bërë që të prolongojë procesi i fiskalizimit. Ky prolongim ka ndikuar drejpërdrejt në punën e bizneseve, të cilat derisa kanë adaptuar rregullat e reja, kanë harxhuar kohë dhe resurse humane.

Stabiliteti në infrastrukturën ligjore dhe administrative është indikator kyç në sukses drejt përfundimit të procesit të fiskalizimit.

 

 

Shpërndaje në: