Mundësit kosovarë mposhten në Lojërat Mesdhetare, shpresojnë në një mundësi të dytë

Mundësit kosovarë mposhten në Lojërat Mesdhetare, shpresojnë në një mundësi të dytë

Mundësit kosovarë, Egzon Shala dhe Alban Sopa kanë pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare sot.

Të dy shkuan deri në çerekfinale në “Oran 2022”, por u ndalën aty.

Shala u mposht nga Ercan Salim në çerekfinalen e kategorisë deri në 125 kilogramë.

Kurse, Sopa humbi nga Jakopio Masotti i Italisë në çerekfinalen e kategorisë deri në 74 kilogramë.

Tash, dy garuesit kosovarë do të shpresojnë që t’ju jepet një mundësi e dytë.

Ata mund të garojnë nesër vetëm nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.

Paraprakisht, sot u eliminuan nga Lojërat Mesdhetare dy karateistët kosovarë, Fortesa Orana dhe Melos Gashi.

Shpërndaje në: