Mungesa e marullës: KFC në Australi po përdorë lakër në vend të saj

Mungesa e marullës: KFC në Australi po përdorë lakër në vend të saj

Kompania gjigante e ushqimit të shpejtë KFC është detyruar të vendosë lakër në hamburgerët dhe dynerët e saj në Australi teksa vendi është duke u përballur me mungesë të marullës, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Kompania u tha konsumatorëve të saj që është duke përdorur një përzierje në mes lakrës dhe marullës pasi që përmbysjet shkatërruan fushat me marulla.

Në ueb-faqen e saj, KFC Australia tha: “Për shkak të përmbysjeve, ne jemi duke pasur mungesë të marullës. Kështu që ne jemi duke përdorur një kombinim në mes marullës dhe lakrës deri në njoftimin e radhës”.

Nuk është hera e parë që kompania është përballur me mungesa të tilla, kur në janar KFC Australia u detyrua ta modifikojë menynë e saj për shkak të mungesës së përbërësit kyq, mishit të pulës.

Shpërndaje në: