Mungesa e noterëve në 16 komunat e Kosovës

Mungesa e noterëve në 16 komunat e Kosovës

Aktualisht zyra e noterit në Prizren është e mbyllur. Mirëpo disa ditë me parë këtu te kjo zyrë noterie u krijuan radhë të shumta.

Kjo pasiqë qytetarë nga Rahoveci detyrohen t’i marrin këto shërbime në Prizren, meqenëse mungon noteri në këtë komunë.

E për të marrë shërbime për noterizim të dokumenteve për subvencione bujqësore për qytetarët rahovecas, në Prizren u caktuan 2 noterë të përkohshëm.

Këto pritje të banorëve të Rahovecit kryetari i kësaj komune Smajl Latifi po i quan maltretim.

Kjo u vërtetua pasiqë njëri prej noterëve të caktuar për këta qytetarë nuk u pa endin e tij të punës, derisa ekipi i televizionit po qëndronte aty. Prapa kamerës njëri prej punëtorve të kësaj zyre thotë se tani shërbimet janë caktuar me termine.

Mirëpo rahovecasit nuk janë të vetmit që kanë mungesë të noterëve, këtë problem po e kanë edhe banorët në 15 komuna të tjera të Kosovës. Njëra ndër to është edhe komuna e Obiliqit, qytetarët e së cilës për shërbime po iu duhet të udhëtojnë në Fushë Kosovë.

Drejtoresha e administratës në komunën e Obiliqit thotë se këtë telashe banorët atje e kanë tash e 1 vit.

Në një përgjigje për televizionin që dha Ministria e Drejtësisë, thuhet se pas procesit të ri të provimit të noterisë do të ndërmerren veprimet e nevojshme për plotësimin e numrit të noterëve në nivel vendi.

Kujtojmë se konkursi për noterë ishte anuluar nga Ministrja Haxhiu mbi dyshimet për keqpërdorime.

Shpërndaje në: