Munir zyrtarisht te Valencia
Valencia ka zyrtarizuar huazimin e talentit të madh të Barcelonës, Munir El Haddadi.
Sulmuesi i ri do të qëndrojë te skuadra nga Mestalla deri më 30 qershor 2017, ndërsa Valencia do të ketë të drejtë për ta transferuar atë në formë të plotë në vitin e ardhshëm.
Munir nuk gjente hapësira në formacionin e Barcelonës, për shkak të konkurrencës tejet të lartë te katalonasit. /Periskopi.com



