Munishi: Këtë sezon, as Barcelona nuk mund t’i bëjë 12 fitore radhazi në Superligën e Kosovës

Munishi: Këtë sezon, as Barcelona nuk mund t’i bëjë 12 fitore radhazi në Superligën e Kosovës

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi gjatë një intervistë për “Sportin Total” në KTV, tha se Prishtina këtë vit do ta ketë të vështirë, madje theksoj se edhe Barcelona në Superligë nuk do bënte 12 fitore radhazi.

“Prishtina duhej të kishte më shumë pikë dhe të garonte me ne (Gjilanin), Dritën, Drenicën dhe Ballkanin. Tani ata do e kenë shumë të vështirë sepse këtë vit edhe Barcelona nuk do bënte 12 fitore radhazi në Superligë” – tha trajneri Munishi.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina është duke zhgënjyer në këtë edicion, derisa ndodhet vetëm tre pikë larg zonës së rrezikut.

Shpërndaje në: