Munishi: Kokën lart trimat e Kosovës

Munishi: Kokën lart trimat e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Munishi ka shkruar:

“Ju na keni bërë krenar, ju jeni heronjët tanë. Kokën lart trimat e Kosovës. Lufta vazhdon”.

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në ‘Euro 2020’.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndrra për kualifikim në ‘Euro’ përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.

Shpërndaje në: