Munishi paralajmëron protestë: E tmerrshme në çfarë stadiumi po luajmë

Munishi paralajmëron protestë: E tmerrshme në çfarë stadiumi po luajmë

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka folur rreth infrastrukturës së stadiumit të qytetit në Gjilan.

Munishi, ka paralajmëruar që nëse nuk rregullohet diçka, do të protestojnë para komunës së Gjilanit dhe qeverisë së Kosovës.

‘Është e tmerrshme çfarë stadiumi luajmë ne edhe Drita, aty ka tela, aty ka gjemba, aty nuk ka edhe ujë. Nëse veç nuk bëhet diçka ne do të qohemi në protesta para komunës së Gjilanit dhe qeverisë së Kosovës ‘ tha Munishi.

Shpërndaje në: