Munishi tregon skuadrat pretendente për garat evropiane

Munishi tregon skuadrat pretendente për garat evropiane

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të kësaj jave të Superligës së Kosovës, ajo mes Ballkanit e Arbërisë, ku u mposhtën këta te fundit dhe në Skënderaj, Llapi mposhti Drenicën, transmeton Periskopi.

Kështu, Ballkani vazhdon edhe më tej të kryesojë në tabelë me gjithsej 35 pikë të arkëtuara, skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 2-1.

Pas takimit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u prononcua për media, i cili tha se; Ballkani, Drita, Prishtina dhe Gjilani janë pretendentet kryesore për titull.

“Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë por edhe në të parën u pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre”

“Nuk i vë faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë”

“Jo, ne jemi 4 skuadra që do luftojmë për Evropën, jemi ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina, çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, përfundoi Munishi.

 

 

 

Shpërndaje në: