Muqibaba gojëhapur: Policia po vëzhgonte, kur pa se një automjet i dyshuar po hynte prej Serbisë

Muqibaba gojëhapur: Policia po vëzhgonte, kur pa se një automjet i dyshuar po hynte prej Serbisë

Në fshatin Muqibabë të Gjilanit, Policia ka zhvilluar një aksion mjaft të suksesshëm në luftën kundër kontrabandës.

Policia e Kosovës kishte qenë duke vëzhguar si është më së miri kur kishin vërejtur se nga Serbia, përmes rrugës së Zegbashve, po hynte në Kosovë një territor i dyshuar.

Ky automjet i dyshuar po drejtohej nga një person që kishte inicialet M.J., i moshës 56 vjeçare, përcjell Periskopi.

Në këtë automjet, që Policia e kishte identifikuar si kombi, personi kishte ngarkuar mallra të shumta: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin  tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer  një pako (10 kg).

E gjithë kjo kishte ndodhur në 6 e 30 të mëngjesit.

Raporti i plotë:

KONTRABANDË ME MALLRA

Muçibabë-Lipovicë, Gjilan 02.11.2021 06:30, Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. së Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. së Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (Kombi) të cilin Policia e kanë  ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovic, pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal  përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës  nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin  tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer  një pako (10 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si  “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari  lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të  dërgohet  për vlerësim në Doganën  e  Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare.

Shpërndaje në: