Murati: E kemi zakon me kërku mbështetje nga Tirana, interesat e tyre si marrim parasysh

Murati: E kemi zakon me kërku mbështetje nga Tirana, interesat e tyre si marrim parasysh

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Murati ka thënë se Kosova është mbështetur për përkrahje tek Shqipëria, por e kundërta nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Pozita jonë politike është e tillë këto vitet e fundit që kërkon të gjejë armiqë në cdo kënd. E kemi zakon gjithmonë me kërku mbështetje nga Tirana, interesat e tyre si marrim parasysh kurrë”, tha ai ne T7.

Tutje ai shton se Shqipëria ka pozitën më të mirë gjeopolitike në histori të shtetit të saj.

“Shqipëria sot ka pozitën më të mirë në arenën ndërkombëtare, apo si tha Dukagjini, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria është shtet që ka kryesimin e Këshillit të Sigurimit. Dy vite është anëtare e KS të OKB-së. Është arritje e madhe. Tek vendet e Ballkanit Perëndimor është lider. Ka hapje të madhe. Po ndërtohen bazat e vetme të NATO-s në Europën Juglindore”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: