Murati i propzon Kurtit që çështjen e shkëmbimit të territoreve ta përcaktojë me referendum

Murati i propzon Kurtit që çështjen e shkëmbimit të territoreve ta përcaktojë me referendum

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”, ka thënë gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

E, ndaj kësaj deklaratë ka reaguar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Murati ka thënë se Kurti duhet të veprojë duke bërë referendum për Kosovën Lindore dhe serbët e tri komunave veriore.

Postimi i tij i plotë:

Ripërcaktimi i kufijve në mes të autokracisë dhe demokracisë!

Kryeministri Kurti idenë e shkëmbimit të territoreve e paska lidhë me konceptet mesjetare dhe mendësinë e monarkëve autokrat që kanë zotëruar popuj dhe territore. OK. Atëherë kryeministri Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë që vendimarrjen se me cilin shtet po duan të jetojnë ta marrin shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në tri komunat veriore në një refrendum. Kjo le që nuk është autokratike, por kjo do ishte krejtësisht demokratike. Madje edhe atë referendumin në të cilin kryeministri do votonte për bashkim me Shqipërinë do ta afronte po ta realizonte këtë projekt.

 

Shpërndaje në: