Murati: LDK ka shumë ekonomista, por e qesin Dritonin me folë për projektin e gazit

Murati: LDK ka shumë ekonomista, por e qesin Dritonin me folë për projektin e gazit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj i cili kritikoi Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan.

Murati nuk shtoi diçka mbi arsyet e refuzimit të këtij projekti, por vetëm theksoi se LDK ka shumë ekonomistë më të mirë sesa Driton Selmanaj.

“Nuk i kuptoj një subjekt politik që tan ata ekonomista i kanë në partia asnjanin nuk dalin me folë për gazin, po e qesin Dritonin me folë për Gazin. Ky është problemi.”

“Qysh u ba puna me folë Dritoni se si po ndikojka gazi në ekonomi dhe si na ndikon në subjektivitetin e vendit. Tana ata ekonomista asnjani s’del me fol, kanë shku e kanë gjet Dritonin.”, ka thënë Murtati, raporton Periskopi.

Ndryshe Qeveria Kurti ka refuzuar projektin e shtrirjes së rrejtit të gazit amerikan në Kosovë./Periskopi/

Shpërndaje në: