Murati: Lufta jonë s’ka qenë aksident historik, andaj nuk ka mund të zhvillohet nga mercenarët

Murati: Lufta jonë s’ka qenë aksident historik, andaj nuk ka mund të zhvillohet nga mercenarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim , Valon Murati ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati rreth veteranëve.

“Veteranët po i kushtojnë shtetit më shumë se mercenarët”, kishte thënë në vitin 2016 ministi Murati.

E për këtë Valon Murati i Lëvizjes për Bashkim thotë se lufta e Kosovës nuk ka zgjatur vetëm dy muaj që të zhvillohej nga mercenarët.

Madje ai ia ka ‘kujtuar’ ministrit Murati se lufta e UÇK-së ka qenë për çlirim, derisa shton se mercenarët s’e bëjnë një gjë të tillë.

“Lufta jonë nuk ka qenë luftë e një shteti ekzistues, andaj nuk ka pasur karakter mbrojtës (gabimisht e thënë shpesh se po “luftohet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë”) por ka pasur karakter çlirimtar. Lufta jonë çlirimtare ka qenë vullnetare, angazhimi ka qenë vullnetarë dhe vetëm ideja se madje dikush duhet të paguhet për këtë angazhim ka qenë herezi. Mercenarët nuk e di që diku kanë luftuar për çlirim. Ata në të shumtën kanë luftuar për pushtim. Po, ka pas luftëtarë të huaj në shumë luftëra çlirimtare, e pak ka pas edhe në këtë tonën, por ata kanë qenë vullnetarë e njerëz vullnetmirë që nuk kanë luftuar për para ashtu si çdo shqiptar vullnetar nga të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët përfshirë diasporën”, ka shkruar ndër të tjera Valon Murati.

Shpërndaje në: