Murati në emër të veteranëve ‘të vërtetë’: Ata janë në një vijë me neve për Pagën Minimale

Murati në emër të veteranëve ‘të vërtetë’: Ata janë në një vijë me neve për Pagën Minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në emrin e veteranëve ‘të vërtetë’ se pranojnë veprimet e Qeverisë për Pagën Minimale, transmeton Periskopi.

“Krejt çka po tentojmë është me e rrit pagën minimale si qeveri dhe s’po themi se s’kemi me i trajtuar edhe veteranët, edhe listat e veteranëve, edhe mbështetjen për ta por ajo është diskutim tjetër. Fillimisht kemi thënë po e trajtojmë pagën minimale”, tha Murati në Debat Plus.

“Ne si qeveri jemi plotësisht në të njëjtën vijë të argumentimit edhe të mendimit me veteranët e vërtetë”, shtoi Murati.

“Çka kërkojmë ne është ajo që kërkojnë veteranët e vërtetë. Me cilindo veteran që më ka rënë me bisedu nuk me ka rënë mos me taku edhe mos me vërejtë që janë të indinjuar dhe të irrituar që krahas tij që ka luftuar dhe ka sakrifikuar, ka rrezikuar jetën, është regjistruar edhe dikush që ndoshta s’ka qenë fare këtu”, shtoi ai.

Shpërndaje në: