Murati u tregon mërgimtarëve pikat kufitare që s’kanë kolonë

Murati u tregon mërgimtarëve pikat kufitare që s’kanë kolonë

Murati ka thënë se pritet e gjata në kufirin Kroaci-Serbi po ndodhin për shkak se qytetarët e Kosovës duhet të plotësojnë Letrën e Bardhë, por po ashtu edhe për shkak se në vendet e tyre po kthehen edhe bullgarët e turqit përmes rrugës së njëjtë.

Murati ka deklaruar se Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe ata i kanë rekomanduar që përveç pikave kufitare Batrovci-Bajakovo (ku pritjet janë deri në 8 orë) dhe Shid-Tovarnik (ku pritjet janë deri në 6 orë) të përdoren edhe pikat kufitare Bogojevo-Erdut, Neshtin-Ilok dhe Baçka Palanka-Ilok.

Njoftimi i plotë i Muratit:

Përderisa pritjet në hyrjet për në Kosovë janë zvogëluar ndjeshëm që nga mbrëmë, bashkatdhetarët tanë po presin me orë e orë të tëra në hyrje të Kroacisë për në Serbi. Kjo po ndodh, përveç faktit se për qytetarët tanë duhet të mbushet ajo që njihet si Letra e Bardhë (e që mund të zgjas deri në 10 min.) edhe për shkak se përmes atyre hyrjeve kufitare, po kthehen në vendet e tyre për pushime edhe shtetasit bullgarë e turq.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z.Valdet Sadiku është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe ata i kanë rekomanduar që përveç pikave kufitare Batrovci-Bajakovo (ku pritjet janë deri në 8 orë) dhe Shid-Tovarnik (ku pritjet janë deri në 6 orë) të përdoren edhe pikat kufitare Bogojevo-Erdut, Neshtin-Ilok dhe Baçka Palanka-Ilok. Gjithashtu gjatë ditës mund të përdoren edhe dy hyrje më të vogla kufitare Luba-Prinicipovac dhe Jamena-Strosnic (këto dy pika sipas informatave jo të plota ka gjasa që punojnë vetëm deri në orën 19.00).

Shpërndaje në: