Muric nuk dorëzohet: Do të bëjmë gjithçka për pozitën e tretë

Muric nuk dorëzohet: Do të bëjmë gjithçka për pozitën e tretë

Aro Muric ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Suedisë.

Aro Muric pësoi tri gola në Stokholm, por për asnjërën nuk mund të thuhet se bart fajin për ndonjë gabim.

Portieri i Kosovës ka thënë pas ndeshjes se mund të bënin më mirë, por ka premtuar po ashtu se do të bëjnë maksimumin për të marrë pozitën e tretë në grup, përcjell Periskopi.

“Mund të bënim më mirë. Suedia luajti më mirë, na befasuan që në fillim”.

“Pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat për të shënuar. Ne do bëjmë gjithçka që të jemi në vendin e tretë”, deklaroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: