Muriqi flet pas humbjes nga Irlanda e Veriut, këto janë fjalët e tij

Muriqi flet pas humbjes nga Irlanda e Veriut, këto janë fjalët e tij

Kosova ka humbur në udhëtim nga Irlanda e Veriut.

Të parët në epërsi kaluan “Dardanët” me golin e Muriqit, por dy golat e Whyte dhe Magennis në minutat 82′ dhe 92′, i dhanë tre pikët kundërshtarëve.

Pas ndeshjes për “SuperSport” ka folur sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi ku tha se Kosova pati një super paraqitje dhe nuk e meritoi humbje.

“Nuk e merituam humbjen, kishim një super performancë në çdo repart, e dinim që do të sulmonin me krosime dhe ashtu shënuan, na dhemb shumë sepse nuk e merituam këtë rezultat”, tha fillimisht ai.

“Gjithmonë është krenari ta veshësh fanellën e Kosovës, sidomos me qenë edhe kapiten i Kosovës, shpresoj që sa më shpejt të shërohet Amiri, kush është kapiten nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

“Mundohem që gjithnjë të kontriboj sa më shumë për ekipin që ta ndihmojë te fitoret”, përfundoi Muriqi.

Shpërndaje në: