Muriqi ia siguron tri pikët e radhës Fenerbahces

Muriqi ia siguron tri pikët e radhës Fenerbahces

Fenerbahce ka mposhtur Denizlisporin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës turke, shkruan Periskopi.

Për këto tri pikë të fituara më meritori ishte Vedat Muriqi i cili fillimisht ndihmi në golin e parë, e më pas realizoi vet.

Vedati realizoi golin e dytë për Fenerin në minutën e 62-të.

Vedati kishte meritë të madhe edhe në golin e parë, kur goditi shtyllën, dhe topin e kthyer e dërgoi në rrjetë Tolga Cigerci.

Ky ishte goli i katërt i Vedat Muriqit këtë sezon në Superligën turke. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: