Muriqi me deklaratën e fortë pas ndeshjes, këto janë fjalët e tij për ‘Dardanët’

Muriqi me deklaratën e fortë pas ndeshjes, këto janë fjalët e tij për ‘Dardanët’

Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.

Pas ndeshjes, Muriqi falënderoi tifozët që luftuan jashtë fushe, ashtu si lojtarët brenda saj.

“E kemi ditur se kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë. Nuk na dhanë shumë mundësi. Pse jo të mos mbarojmë në vendin e dytë. E kemi ditë që do të na provokojnë. Kjo është diçka politike. Dua të falënderoj të gjithë dardanët që ishin këtu. Përkundër të gjithave, ata luftuan si ne në fushë, edhe ata jashtë fushës”, tha Muriqi pas ndeshjes.

Shpërndaje në: