Muriqi optimist, ende beson se Fenerbahçe do të luajë në Evropë

Muriqi optimist, ende beson se Fenerbahçe do të luajë në Evropë

Fenerbahçe ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në tentim për të siguruar daljen në Evropë.

Të martën në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë në futboll, Fenerbahçe barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Gençlerbirligit.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kompletuar ndeshjen për Fenerbahçen. Fenerbahçe renditet e pesta me 50 pikë nga 31 ndeshje. Në vend të katërt dhe të fundit që dërgon në Evropë, është Galatasaray me 52 pikë nga 30 ndeshje.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.

“Kemi lëshuar dy pikë, por kemi tri ndeshje finale para nesh. Ne do të fitojmë nëntë pikë dhe shpresojmë se do të jenë të mjaftueshme për të garantuar vendin tonë në kupa evropiane”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Fenerbahçes.

Ai ka vlerësuar lojën, ndërsa ka thënë se Fenerbahçe ka startuar keq, duke bërë gabime të shumta individuale.

“Fenerbahçe është klub i madh, shoqëri e madhe. Këto klube motivohen vetëm nga lufta për titull. Futbollistët, tifozët, menaxhmenti motivohen më shumë vetëm në garë për titull. Është më e vështirë për ne që të fokusohemi kur kemi humbur rastin për të luftuar për titull’, ka shtuar Muriqi.

Shpërndaje në: