Mushkolaj- ministrit Latifi: Njerëzit në Kosovë vuajnë për ilaçe, ky tipi nëpër konferenca koti

Mushkolaj- ministrit Latifi: Njerëzit në Kosovë vuajnë për ilaçe, ky tipi nëpër konferenca koti

Njohësi i rrethanave politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj vizitave e pjesëmarrjeve nëpër kongrese botërore të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Mushkolaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka cilësuar këto vizita e konferenca si “koti”, teksa ka potencuar edhe mungesën e barnave nëpër qendra mjekimi.

“Ministria po na njofton për pjesëmarrjen e ministrit në kongresin e kirurgjisë, duke u përpjekë me na shitë si aktivitet të Rifat Latifit në pozitën e të parit të shëndetësisë. Ky tipi ma shumë po rrin nëpër konfererenca e vizita koti. A në Kosovë njerëzit vuajnë për ilaçe e shërbime shëndetësore”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri Latifi po merr pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgjisë, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Për ministrin e Shëndetësisë ka pasur kritika të vazhdueshme për mos-prezencën e tij në Kosovë.

Shpërndaje në: